Über uns – Kush jemi ne

Shoqata Shqiptare Mërgimtari u formua pikërisht me  28.Nëntor 2008 ,  me qëllim të vetëm ruajtjen  e gjuhës kulturës dhe dinjitetit kombëtar shqiptarë.

Qyteti i kielit një qytet bregdetar me një reliev të mrekullueshëm pranoi me vite shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare , shqiptarë që valët e jetës i hudhën në këtë qytet të bukur e të qetë.

Ishim një grup shokësh që vendosëm të formojmë këtë shoqatë e cila tash më është bërë e njohur në tër trevat tona për punën e pa lodhëshme në ruajtjen e fëmijëve tan nga Asimilimi këtë e dëshmon edhe pjesmarrja e rreth 30 Fëmijëve .

Në shoqatën ton fjalën kryesore e ka këshilli i prindërve.

Shoqata jonë i ka dyert e hapura për të gjithë ata që së pari  pranojnë Statutin e shoqatës dhe i përmbushin të gjitha kushtet që parashihen me statut, pastaj njerëzit që me te vërtet në shpirtë kan ndjenjën kombëtare .Po nga emri Mërgimtari , emrin shoqatës ja kan vënë vet fëmijët  dhe atë duke pregatitur tubimin e parë, dhe jo rastësisht kjo shoqatë u formua mu me 28 Nëntor 2008  ditën e madhe të flamurit , ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari dhe ditën kur djelmnia shqiptare doli haptazi në skenë me emrin UÇK

Shoqata Mërgimtari u paraqit me sukse shumë të madh  Në  Shumë Pragrame por vlejnë të theksohen  Paraqitja në Cisamar  si dhe Paraqitja ne Festivalin e 14 Të fëmijëve në Kopenhagë të Danimarkës ku RTK këtë program të mrekullueshëm e të pregatitur me zemër nga Mësuesi dhe koreografi  Afrim Hasani dhe në ndihmë e të gjithë  antarëve të shoqatës Mërgimtari u ritransmetua  3 Herë  në Televizionin Publik të Republikës së Kosovës

keshilli i prindërve

kontakt info@shoqata-mergimtari.de

Kiel 20.01.2010

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.