Info. NJOFTIME

V i t i   2 0 1 2

Viti 2012 ishte një vit i mbarë në shoqatën Mërgimtari, u fillua me përvjetorin e Zahir Pajazitit ku ne ishim pjesmarres ne manifestimin e  organizuar ne Minden nga Zymer RRahmani Ismail Hodo e Bekim Avdija ,u vazhdua festimin e ditës së pavarsisë së Kosovës, pastaj u mbajt tubimi për nderë të pamvarësis në Garbsen të Hanoverit , për të vazhduar me tubimin pershendetës që është tubim tradicional para se të shkohet në pushime në atdhe , me tu kthyer nga Atdheu ne bëmë një tubim në shoqatë për tu këmby mbresat nga atdheu, Muaji shtator na gjeti me dy manifestime njeri per ndere te festes se qytetit ku programin ton e përcollën me qindra qytetar gjerman e të huaj, dhe festa e cila është tradicionale që nga themelimi i shoqatës Java e kulturës shqiptare, javë ku u prezentua kultura , tradita, turizmi kuzhina dhe ndjenja shqiptare këtë manifestim e ndihmoi financiarisht edhe qyteti Kiel.

E tëra arriti kulminacionin me festen e madhe te 100 Vjetorit të Pamvaresis ku mbi 1000 shqiptar ne mesin e tyre gjerman e Amerikan u befasuan me nje program që nuk besojmë të jet organizuar diku në diaspor aq bukur, me musafir nga ter trevat shqiptare, manifestimin e sponzorzuan firma shqiptare  Turke dhe Gjermane, si dhe persona fizik si materialish po ashtu edhe fizikisht ndihmuan te gjithe.
Ky manifestim filloi ne ora 13.00 dhe perfundoi të nesërmen në ora 7.30 , për një punë të pa lodhëshme falënderohen të gjithë antarët e shoqatës që nuk kursyen asgjë që këtu të flitet shqip, të këndohet shqip, të frymohet shqip, këta antarë nuk jan të vërbuar për karierizëm, këta antarë nuk jan profiter, por këta antar[ jan ata që bëjnë që me punën e tyre këtu në veriun gjerman të frymohet shqip, të jetohet shqip dhe që asimilimi të mos jetë sëmundje infektive në këtët vende verior.
Për vitin 2012 falënderojm mediat e shkruara dhe ato te RTK për pasqyrimin e punës sonë, falënderojm Antarët dhe simpatizuesit, pastaj sponzoret  , një falënderim i madh shkon në drejtim të kryesis e cila bën një punë të madhe , mb të gjitha f
alënderim i veqant shkon për Migjenin Modern Mësuesin Afrim Hasani i cili me punën e tijë ka bër që edhe shumë prindër ti ofrohen shoqatës e të jenë pjesë e saj.

me respekt për shoqatën

ne emer te komisionit për informim

Ejup Krasniqi

Ne shqiptarët që valët e jetës na hodhën këtu në veriun gjerman, jemi munduar disi të gjejmë veten dhe të ruajm identitetin tonë kombëtar, nderin dhe besnikërin gjuhën dhe kulturën, dashurin ndaj atdheut edhe pse në një mënyrë si jetim .Me dashje apo pa dashje, tani ne jemi këtu në këtë pjesë të Gjermanis e cila me të vërtetë është e harruar krejtësisht, por falë organizimit të Shoqatës Shqiptare Mërgimtari ne mbetemi përher të gjallë e nuk do vdesim kurr.
Shoqata Shqiptare Mërgimtari shoqatë e regjistruar në organet shtetërore Gjermane,
Ne Nderojm Atdheun duke ruajtur gjuhë e kultur dinjitet e respekt nderë e burrëri,

nga nje tubim i shoqatës mbajtur në Kiel

Njoftim

Njoftojme Antaret e shoqates,  miqet , dashamiret dhe te gjithe ata qe deshirojne te marrin pjese si dhe te jen Sponzor te Javes se Kultures shqiptare qe mbahet ne kiel ne muajin shtator

Tubimi kryesore mbahet te Dielen me daten 23 Shtator 2012 ne Qendren e rinis  Kiste ne Mettenhof dhe fillon nga ora 18.00 Ju mirepresim me nje program te mrekullueshem shqip gjermanisht dhe anglisht per info tek Nehat Mehana apo tek secili antare tjeter i shoqates

Të nderuar Antarë të shoqatës Mërgimtari i nderuar Staf i shoqatës shumë i nderuari Mësues Afrim Hasani të nderuar Fëmije e rini e shoqatës të nderuar donator simpatizues e të nderuar Miq, Të premten përfundon viti shkollor e me të përfundon edhe një vit i sukseshëm i Shoqata Kulturore Shqiptare Mergimtari , ju me punën tuaj bëtë që kjo shoqatë të jet përher në piadestalin më të lartë të ruajtjes kultivimit dhe respektimit të Shqiptarizmit këtu në diasporë andaj ju uroj një pushim të këndëshëm veror atyre që marrin rrugën për në atdhe rrugë të mbarë por kurë të ktheheni na sillni edhe një cop atdhe me vete, kurse ata që nuk do mundë të udhëtojn ju uroj shëndet e gjithë të mirat .
Rini djem e vajza te shoqatës Mësues i nderuar dhe Koleg, Sabri Selmani, Sami Brahimi, Hasan Seferi,Ram Mehiqi, Hysen Hasani, Halil Aliu, Bekim Halili, Fatmir Krasniqi,Florim Morina, Agim Haziraj, Xhemshit Smajli,Ejup Krasniqi, Kamer Mehmeti, Nebih Mehmeti Islam Shala , Shaban Beqiri, Agron Krasniqi e shume te tjere te gjithe nuk kam mundesi ti permende andaj ju kerkoj ndjese po ashtu ju Faleminderit firmave , GSD Latifi GmbH pronar Flamur Latifi , Pikellimi pronar Fatmir Elezi , Plambeck und stahl pronar Gjerman, Fadil Husic e  shume tjerave , faleminderit Donatoreve privat Si Daut Krasniqi, Skender Selmani e Fadil Jashari . Ju faleminderit për punën e pa lodhëshme dhe kontributin e dhene te gjitheve
Kryetari Nehat Mehana

_________________________________________________________
Në muajin Shtator 2012  do mbahet takimi i radhës nën Organizimin e shoqatës  Mërgimtari do  mbahet java e kulturës Shqiptare të gjithë ata që dëshirojnë të jen sponzor të këtij evenimenti Kombëtar le tëlajmërohen në email adresë
Mire se vini
Deutsch-Albanischer Kulturverein Mergimtari e.V. Kiel
Shoqata Shqiptare Mergimtari e.V. Kiel
ju pershendesim

Leave a Reply